Një shqiptarë në formacionin e javës në Ligën e Konferencës

Mbrëmë u mbyll java e dytë në kompeticionin e tretë më të rëndësishëm nga UEFA, Liga e Konferencës.  Faqja e njohur e statistikave, Sofascore ka publikuar formacionin e javës.

Në këtë 11-she më të mirë është edhe portieri i Kosovës, Amir Saipi, i cili është vlerësuar me notën 8.7. Saipi pati një paraqitje pozitive, madje priti edhe një penallti që ishte vendimtare në këtë duel. Portieri kosovar priti penalltinë e Vydras në minutën e 81-të duke ia siguruar tri pikë skuadrës së tij zvicrane.

Në këtë formacion është edhe dyshja e Çellsit, Mudrik dhe Zhoao Feliks, të cilët patën paraqitje tejet të mirë në fitoren e “bluve” të Londrës në Greqi./Indeksonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close