Hansi Flik planifikon të sulmojë Realin, njëjtë siç e bëri ndaj Bajern Munihut në Champions

Barcelona e trajnerit Hansi Flik thuhet se do të luajë futboll sulmues ndaj Real Madridit në ndeshjen “El Clasico”.  Sipas gazetës Sport, trajneriFlilk po planifikon të sulmojë Real Madridin në “Santiago Bernabeu” me një fitore të madhe ashtu siç bëri me Bajern Munihun.

Plani është që të godasin Real Madridin në fillim të ndeshjes me gola të shpejtë përpara se të qetësohen. Barça ka shënuar tre ose më shumë gola në pjesën e parë në katër raste këtë sezon, duke përfshirë ndeshjen kundër Bajernit. Ndoshta ata mund ta përsërisin atë kundër Real Madridit.

Për Flik-un, një fitore kundër Real Madridit do të vulos kredencialet e titullit të Barçës dhe do të dëshmojë se ata janë në rrugën e tyre të mirë për të fituar La Ligën këtë sezon. Kjo fitore do t’i japë Barçës një epërsi prej gjashtë pikësh.

Barça ka humbur tre nga katër “El Clasico”-t e fundit. Por, ata kishin një rekord më të keq kundër Bajernit, ku humbën gjashtë të fundit para se Flik të hynte në lojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close