Sulmuesi gjerman ka një klauzolë prej 60 milionë euro në kontratën e tij, e cila është e vlefshme deri më 15 qershor, kështu që trajneri Jurgen Klopp dhe Liverpool, nuk kanë edhe shumë kohë për të menduar.

Liverpool nuk është skuadra e vetme e interesuar për reprezentuesin gjerman, i cili ka shënuar 88 gola në katër sezonet te RB Leipzig, i cili te kjo skuadër u transferua në vitin 2016 nga Stuttgart.
Bayern Munich, Inter, Barcelona dhe Real Madrid, janë skuadrat që gjithashtu kanë shprehur interesim për Werner, por ky i fundit, si alternativë të parë duket se e ka Liverpoolin./Lajmi.net/

