Nico Williams i ka shokuar Arsenalin dhe Chelsean me kërkesat e tij për pagë 

Arsenali dhe Chelsea janë ndër klubet që po monitorojnë anësorin e Athletic Bilbaos, Nico Williams. 

Por kërkesat e larta të 22-vjeçarit për pagë mund të jenë një pengesë e rëndësishme në çdo transferim të mundshëm veror. 

Sipas Daily Mail, përfaqësuesit e Williams kërkojnë një pagë rreh 500 mijë euro në javë për spanjollin, kontrata aktuale e të cilit skadon në qershor 2027.

Ai po kërkon rreth 24 milionë euro pagë në vit, gjë që ka stepur paksa Arsenalin dhe Chelsean, dy klubet që e duan më shumë.  

Pavarësisht interesit në rritje, mbetet e mundur që anësori shumë i vlerësuar të nënshkruajë një kontratë të re me ekipin bask, potencialisht me një klauzolë lirimi të rishikuar. 

Transfermarkt aktualisht e vlerëson Williamsin me 70 milionë euro. 

Nico Williams është paraqitur në 43 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon, duke shënuar 11 gola dhe duke kontribuar me 7 asiste. /

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close