Neymar rikuperohet, përfshihet në listë për ndeshjen ndaj Dortmundit

Neymar figuron në listën e 21 lojtarëve të grumbulluar nga trajneri i Paris Saint Germain, Thomas Tuchel për sfidën e parë të raundit të 1/8-ave të UEFA Champions League ndaj Borussias së Dortmundit.

Një lajm shumë i rëndësishëm ky i rikthimit të brazilianit pasi në 2 vitet e kaluara Neymar ka munguar gjithmonë në raundin e 1/8-ave. Mbetet për t’u parë nëse ylli i PSG do të jetë gati për të luajtur ndaj Dortmundit pasi Neymar nuk zbret në fushë që nga data 1 shkurt në sfidën ndaj Montpellier në Ligue 1.

Gjithsesi braziliani është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi dhe kjo është arsyeja që Tuchel e ka grumbulluar. Ky ishte dëmtimi i dytë  për Neymar pasi në këtë sezon ai ka munguar gjatë muajve tetor-nëntor për një periudhë 37-ditore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close