Newcastle të interesuar për Werner

Newcastle United janë të interesuar për të nënshkruar me sulmuesin e Chelseas, Timo Werner.

Sulmuesi nuk po e gjen formën që e kishte te Leipzig, andaj po e mendon seriozisht largimin nga “Stamford Bridge”, transmeton lajmi.net.

Newcastle në anën tjetër janë duke e përforcuar ndjeshëm skuadrën dhe është pikërisht gjermani që është pikëtuar si i duhuri për majën e sulmit.

Mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë ofertë zyrtare në ditët në vijim.
Londinezët mund të tundohen nga ndonjë shifër e madhe që vije në drejtim të tyre, pasi sulmuesi nuk është pjesë e skemave të skuadrës për të ardhmen. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close