Skuadra angleze, Newcaslte, pritet të jetë më aktivja në merkato, nëse klubi shitet te princi arab.

‘Bild’ shkruan se Newcastle po përgatitën për transferimin e mbrojtësit të Bayern Munich, Lucas Hernandez.
Mbrojtësi iu bashkua skuadrës gjermane gjatë verës së kaluar, për 80 milionë euro.
Bayern nuk janë të interesuar të heqin dorë nga ai, por skuadra nga Premierliga pritet të testojë rezistencën e tyre me një ofertë gjatë verës.
Konkurrenca e Hernandez te Bayern është mjaft e madhe, kurse te Newcastle ai do ta kishte më të lehtë të fitonte pozitën e titullarit.

