Xhiroja e 30-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut do të fillojë nesër me dy ndeshjet e para.

Këtë xhiro e hapin, dueli Sileksi – Shkëndija që do të zhvillohet në Kratovë dhe Shkupi – Makedonija Gjorçe Petrov. Kuqezinjtë e Jeton Beqirit në këtë duel do të udhëtojnë pas disfatës nga Bashkimi në xhiron e fundit, ku do të kërkojnë fitore me çdo kusht në këtë transfertë të vështirë, teksa edhe Sileksi u mposht nga Struga në ndeshjen e fundit.
Takimet Sileksi – Shkëndija dhe Shkupi – Makedonija Gjorçe Petrov do të luhen nesër nga ora 16:00. Ndërkohë, xhiroja e 30-të vazhdon të shtunën me ndeshjet Bashkimi – Vardari dhe Rabotniçki – Pelisteri, ndërsa xhiroja mbyllet të dielën me duelet Struga – Brera dhe Tikveshi – Arsimi.

