“Nëse Ronaldo sheh dikë nga ekipi i tij që nuk lutet me të tjerët, i thotë ta bëjë”

Kristiano Ronaldo është tashmë ikonë edhe në botën arabe, jo vetëm për atë që bën në fushën e blertë. Është zbuluar se ish-lojtari i Juventusit dhe Real Madridit i fton shokët e tij të ekipit që nuk luten, t’iu bashkohen lutjeve të të tjerëve.

Kur Kristiano sheh lojtarët që po luten dhe ndonjëri nuk e bën këtë, i thotë: Pse nuk lutesh? Lutu edhe ti me ta”, ka treguar Valid Abdullah, portieri 38-vjeçar që ka luajtur për Al Nassr deri në verën e kaluar, i transferuar në korrik tek Al-Diriyah në ligën e dytë.

Portieri ka luajtur për 7 vite me klubin e Riadit, duke ndarë dhomën e zhveshjes me CR7 gjatë një viti e gjysmë të fundit. Pra, ka pasur mundësinë të vlerësojë jo vetëm golashënuesin e jashtëzakonshëm portugez, por edhe njeriun që dëshiron të integrohet sa më mirë me shokët e tij të ekipit.

Lidhja e Ronaldos me fenë në botën arabe nuk është diçka e re. Gjesti i parë që ndokujt iu duk si një afrim me Islamin ndodhi në maj të vitit 2023, kur Kristiano u përkul pas shënimit të një goli të shkëlqyer, duke bërë “sujood” (sajdah), gjest me të cilin muslimanët përkulen thellë drejt Mekës, duke prekur tokën me ballin, hundën dhe duarët në pozicionin e kokës.

https://x.com/Ali_alabdallh/status/1661099019198668800

Një tjetër episod i ngjashëm ndodhi në tetor të vitit 2023, kur Ronaldo, para se të ekzekutonte një 11-metërsh në ndeshjen Portugali-Sllovaki, duket se tha dy herë, sipas lëvizjeve të buzëve, një thirrje që përdorin besimtarët myslimanë, e cila hap të gjithë kapitujt e Kuranit: “Bismillah”, që do të thotë “në emër të Allahut”.

Pavarësisht këtyre sugjerimeve, besimi i tij i krishterë, pas 5 “Topave të Artë”, duket se mbetet ende i pranishëm. Sa iu përket golave, llogaria e tij vazhdon të shtohet akoma, drejt ëndrrës së madhe….1000!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close