Aventura e Dritës në parakualifikueset e Ligës së Kampionëve ka nisur mjaft mirë, me gjilanasit që kanë shënuar fitore 2:1 kundër Inter Escaldes.

Ndeshja e radhës për Dritën do të jetë kundër Linfield, ndeshje kjo që është finalja e parakualifikueseve.
Skuadra që fiton këtë ndeshje do të shkojë në raundin e parë të kualifikueseve të Ligës së Kampionëve.
Në shortin e hedhur sot, Drita ka mësuar se kundërshtari i saj i mundshëm do të jetë Legia Warsava, përcjell lajmi.net.
Mbetet të shihet nëse Drita do të arrijë deri tek Legia, një kundërshtar që në letër do të ishte larg skuadër favorite. /Lajmi.net/

