Nefi Useini emëron për drejtor sportiv Skender Jonuzin te Voska Sport 

Drejtor sportiv i Voska Sport do të jetë, Skender Jonuzi. Ky i fundit është prezantuar sot nga ana e presidentit të klubit nga Ohri, Nefi Useini. 

Jonuzi është emër i njohur në futbollin vendor, i cili si sulmues kishte shkëlqyer në vitet 90-ta me fanellën e Shkëndijës së Tetovës, ndërsa gjithashtu kishte provuar veten edhe me ekipin e ish Slloga Jugomagnatit, aktualisht FC Shkupit. 

Gjatë sezonit 2022/2023 ai  ishte pjesë e departamentit sportiv të Shkëndijës, përderisa aktualisht është edhe ndihmës seleksionues te përfaqësuesja A e Maqedonisë së Veriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close