Arthur Melo mbërriti në Liverpool si huazim nga Juventusi në kufirin e merkatos, por mesfushori brazilian mund të rikthehet në stemën e Torinos që në janar. Një gjë të tillë e ka konformuar edhe trajneri gjerman i “Reds”

Sipas shtypit anglez, Liverpool po mendon për gjetjen dhe nënshkrimin e një lojtari me përvojë të konfirmuara, në mënyrë që ta kthejnë Arthurin për të pasur më tepër hapësirë përzgjedhjeje në skuadër. Mesfushori brazilian i bardhezinjve ka luajtur vetëm 13 minuta në disfatën ndaj Napolit, ndërkohë që ishte në pankinë kundër Ajax të martën për Champions League.

