Shkaku i punimeve në terrenin e stadiumit të qytetit në Tetovë, ndeshja e xhiros së 9-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut ndërmjet Renovës dhe Pelisterit do të luhet të dielën në stadiumin e qytetit në Gostivar.

Skuadra nga Xhepçishti fillimisht njoftoi se takimin e xhiros së 9-të do ta luajë në njërin prej terreneve të kompleksit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut në Shkup, mirëpo për arsye objektive kanë vendosur të ndryshojnë lokacion dhe tashmë definitive dueli Renova-Pelisteri luhet të dielën në stadiumin e qytetit në Gostivar, me fillim në orën 14:30.

