Ndeshja ndaj Leverkusen, Simeone: Rivali ynë është i jashtëzakonshëm, koha të tregojmë forcën

Trajneri i Atletico Madrid, Simeone iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve para ndeshjes së Champions ndaj Leverkusen.

Bayer Leverkusen?

“Rivali ynë është i jashtëzakonshëm, me tranzicione shumë të mira. Xabi Alonso po bën një punë të jashtëzakonshme, e ka demonstuar sezonin e kaluar dhe duket se është në rrugën e duhur. Është e admirueshme se si ata luajnë futboll.”

Formati i ri i Champions League?

“Na detyron të fitojmë shumë ndeshje për të marrë sa më shumë pikë. Më parë kishte më pak ndeshje, tani ka më shumë. Luajmë të gjithë kundër të gjithëve dhe tetë skuadra kalojnë në raundin e 1/16-ve. Dëshira për të fituar pikë nuk na mungon.”

Alonso?

“Ai ka përvojë të madhe sepse ka qenë më parë një mesfushor. Alonso ka pasur trajnerë të mëdhenj që e kanë pasuruar me shumë gjëra dhe unë i jap komplimentet e mia absolute për punën që po bën.”, shprehet Simeone.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close