Pas serisë perferkte prej 8 fitoreve në 8 ndeshjet e para të sezonit të ri, vjen hapi i parë ”fals” për Struga Trim&Lum, nëse mund ta quajmë gabim barazimin 1:1 me Makedonija Gj.P. në Shkup.

Gjithsesi, Struga Trim Lum vazhdon pa humbje në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut në futboll.
Strugës i mohohet fitorja në fund, vazhdon pa humbje.
Struganët barazuan me rezultat 1:1 në Gjorçe Petrov me Makedonijan, në takimin e javës së nëntë.
Në minutën e 62-t, Bunjamin Shabani kaloi në epërsi struganët, por fitoren ia mohoi Aleksovski katër minuta pa përfunduar sfida.
Struga nuk e shfrytëzoi përparësinë e një lojtarit nga minuta e 74-t, kur Mateus u ndëshkua me të kuq pas dy kartonave të verdhë.
Dy ekipet humbën tjera mundësi të shkëlqyeshme për gol, me vendasit që një herë goditën kornizën e portës dhe më vonë pak para barazimit Adem nuk realizoi penalti.
Struga Trim Lum ka 8 fitore e 1 barazim, udhëheq kreun me 25 pikë dhe Makedonija GP renditet në pozitën e tetë me 9 sosh.
Në duelin tjetër të ditës së sotme ndeshen Bregallnica dhe Rabotniçki.
Xhiroja e 9-të kompletohet të dielën me takimet Pobeda-Shkëndija, Shkupi-Sileksi dhe Tikveshi-Skopje.
Foto: Derbi.mk

