NBA është duke u ballafaquar me rrezikun e anulimit të vazhdimit të sezonit.

Play-offi në NBA tashmë ka filluar por Milwauke Bucks ka refuzuar zhvillimin e ndeshjes së tyre të radhës në shenjë proteste pas vrasjes së Jacob Blake në Kenosha, Wisconsin.
NBA ka zhvilluar një votim ku përfaqësuesit e Los Angeles Lakers dhe Los Angeles Clippers kanë votuar në mbështetje të ndërprerjes së sezonit duke mos e caktuar skuadrën kampione.
Ekipet e tjera votuan në favor të vazhdimit.
Sources: The Lakers and Clippers have voted to boycott the NBA season. Most other teams voted to continue. LeBron James has exited the meeting.
— Shams Charania (@ShamsCharania) August 27, 2020

