NBA, ‘Play-Off’: Denver e nisin me fitore, fitore me 10 pikë diferencë ndaj Utah Jazz

Një ‘thrriller’ që duhej të vendosej vetëm nga vazhdimet i ka takuar skuadrës së Denver Nuggets, të cilët mposhtën Utah Jazz me rezultatin 135:125, shkruan lajmi.net.

Më i dalluari te skuadra fituese në këtë ndeshje ishte organizatori Jamal Murray.

Murray shënoi 36 pikë, duke shtuar edhe 5 kërcime dhe nëntë asistime.

Murray ishte i saktë në 13 nga 20 tentime, si dhe 6 herë i saktë nga 9 tentime për tri pikë.

Në anën tjetër, larg më i mirë ishte Donovan Mitchell me 57 pikë dhe nëntë kërcime, duke qenë 57% i saktë nga loja e hapur.

Me këtë fitore, Nuggets prijnë 1:0 serinë e raundit të parë në ‘Play-Off’, kundër Utah Jazz. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close