Naumovski: Qoftë Neftçi apo Pelisteri, ne jemi Shkupi, shkojmë për fitore!

FC Shkupi ka kryer përgatitjet e fundit para nisjes për në Baku për ndeshjen ndaj Neftçit në kuadër të xhiros së parë eliminatore të Liga Europës. Për atmosferën dhe pritjen ndaj dueli i të enjtes nga tabori i FC Shkupit ka foluar Kristija Naumovski.

“Na pret një kundërshtar mjaft i mirë dhe i fortë, të gjithë e dimë se Neftchi Baku është i fortë, jo ndonjë kundërshtar atraktiv, por në short e fituam pikërisht këtë kundërshtarë. Tani më tre katër ditë së bashku me trajnerin tonë e kemi analizuar kundërshtarin, i cili na ka treguar për dobësitë dhe pikat e forta të tyre. Tani më jemi fokusuar në atë ndeshje, nesër udhëtojmë për në Baku dhe jemi të gatshëm që të japim maksimumin. Nuk do të jetë me rëndësi kush do të jetë në njëbëdhjetëshen e parë apo në pankinë, me rëndësi do të jetë që të gjithë ata që do të vrapojnë në fushë, të japim maksimumin për 90-95 minuta, e çka do të ndodhë le të ndodhë, ne jemi Shkupi, pasi që për cilëndo ndeshje që bëhet fjalë le të jetë Neftchi, apo Pelisteri, apo Vardari, ne do të japim maksimumin dhe shkojmë në fitore. Mirë jemi përgatitur këto ditë dhe pas ndeshjes ndaj Belasicës, nuk shkojmë me flamur të bardhë, do të shkojmë të luajmë futboll, të “vdesim” në terren, atë që do të jep Zoti, ajo do të jetë”, ka thënë Naumovski.

Ndeshja Neftçi-Shkupi luhet të enjtën nga ora 18:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close