Roma dhe Napoli janë dy skuadrat që po monitorojnë situatën e yllit të Torino, Andrea Belotti.

‘Calciomercato’ bën të ditur se Belotti ka vendosur se është koha që të largohet nga Torino, pas pesë viteve të kaluara aty, transmeton lajmi.net.
Bazuar nga kjo situatë, Napoli dhe Roma janë duke synuar që të sigurojnë kartonin e lojtarit.
Në kontratën e lojtarit ka një klauzolë që vlen 100 milionë euro, por është valide vetëm për klubet jashtë Italisë.
Këtë sezon, në 31 ndeshje, Belotti ka shënuar 15 gola, përfshirë gjashtë në gjashtë ndeshje të kualifikueseve të Ligës së Evropës. /Lajmi.net/

