Muriqi në mesin e pesë futbollistëve më të vlefshëm në Superligën e Turqisë

Vedat Muriqi ishte duke shkuar drejt kompletimit të një sezoni fantastik në Turqi, para se ai të pezullohej shkaku i koronavirusit.

Në pjesën e parë të sezonit, Muriqi ishte lojtari më i mirë te Fenerbahce, me 15 gola të shënuara dhe pesë asistime të kompletuara.

Djaloshi nga Prizreni, në Transfermarkt vlen 9.5 milionë euro, duke qenë futbollisti i pestë më më vlerë në Superligën e Turqisë.

Para tij renditen, Edin Visca i Basaksehirit dhe Lemina i Galatasarayt (secili 10.5 mln euro), Abdulkadir Omur i Trabzonsporit (12.5 mln euro) gjersa më i vlefshmi është sulmuesi norvegjez, Alexander Sorloth i Trabzonsporit (13 milionë euro).

Muriqi gjatë kësaj vere mund të largohet nga Fenerbahce, ku po kërkohet nga Lazio në Serie A.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close