Kur pritet të fillojë kampionati i Moto GP-së?

Moto GP planifikohej të startonte gjatë javës së kaluar, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Përhapja e koronavirusit me shpejtësi të madhe thuajse në gjithë botën, bëri që të suspendohet edhe starti i Moto GP.

Testet e Grand Prix Katar u anuluan, duke bërë që edhe starti i sezoni të shtyhet për datë të pacaktuar.

Ndërkohë, edhe testet e planifikuar për ShBA (Austin) dhe ajo për Argjentinë (Rio Hondo) janë shtyrë për pjesën e vonshme të kalendarit.

Sipas raportimeve të fundit, Moto GP pritet të startojë më 3 maj, në garën e Spanjës.

Gara e parë pritet të zhvillohet në Jerez, nëse gjithçka shkon tashmë sipas planeve dhe pandemia mbahet nën kontroll. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close