Barcelona humb durimin me Dembelen

Dembele vinte me shumë bujë te skuadra katalane, por asnjëherë nuk përmbushi potencialin e tij dhe pritshmëritë që tifozët kishin për të.

Herë-herë francezi pati paraqitje të mira, por lëndimet e shumta i pamundësuan atij që të prek maksimumin e formës.

Lojtari edhe së fundmi ka qëndruar jashtë fushave të blerta, dhe tashmë Barca duket se ka humbur durimin me të.

‘AS’ shkruan se kampionët e La Liga janë të gatshëm që ta shesin lojtarin qysh në merkaton e verës.

Një nga opsionet e Barcës mund të jetë që ta përdor lojtarin edhe si pjesë këmbimi në një ofertë të mundshme për Neymar JR.

Katalanët nuk kanë caktuar akoma një çmim për lojtarin francez. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close