Dzeko: Roma meriton një trofe

Ylli boshnjak sheh skuadrën e tij teksa rritet dita e ditës, në secilin sezon që po kalon.

Dzeko mendon se ‘Giallorossi’ meritojnë të fitojnë një trofe, me gjithë këtë progres që kanë shënuar.

“Është turp për një klub si ne që nuk ka fituar asgjë në vitet e fundit” ka thënë Dzeko.

“Shpresoj që kjo gjë mund të ndryshojë, sepse ky klub, së pari, meriton të ketë trofe” ka shtuar kapiteni i ‘Giallorossi’.

Dzeko sezonin e kaluar lidhej me një largim të mundshëm nga ‘Olimpico’, por lojtari vazhdoi aventurën e tij. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close