Miqësorja Man Utd – Stoke anulohet në momentet e fundit shkaku i një rasti me COVID-19

Konfirmimi i një rasti me COVID-19, ka bërë që miqësorja mes ‘Djajve të Kuq’ dhe Stoke City të mos zhvillohet.

Edhe pse në momentet e para është raportuar se një lojtar i Stoke ka rezultuar pozitiv, kjo skuadër përmes një komunikate ka bërë të ditur se me COVID-19 është infektuar trajneri i tyre, Michael O’Neill.

“Stoke City konfirmon se trajneri Michael O’Neill është testuar pozitiv për COVID-19, pas raundit të fundit të testimeve në ditën e hënë”, thuhet në njoftimin e Stoke City, përcjell lajmi.net.

“O’Neill kishte testuar negativ në pesë raundet e mëparshme të testimit”, vazhdon njoftimi.

Skuadrat është dashur të takohen në qendrën stërvitore Carrington./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close