Ministri i Sportit të Gjermanisë: Sporti luan rol të rëndësishëm, duhet t’i jap fundin kësaj krize

Pas një kohe të gjatë në suspendim, sporti gjerman është gati që të kthehet në fusha e palestra. Përjashtim duket se nuk do të bëjnë as nivelet amatore.

Holter beson se sporti ka një rol të rëndësishëm në jetën e shumë njerëzve, prandaj është i pari që duhet t’i jap fundin kësaj krize.

“Sporti profesional, sidomos futbolli, luan rol të rëndësishëm në jetën e shumë njerëzve. Kështuqë unë mund ta kuptoj pse bëhet gjithë ky disuktim. Gjithsesi, ne nuk duhet të harrojmë se në këtë diskutim, kriza është rreth jetës së shumë njerëzve. Sporti, njësoj si shumë sfera tjera, duhet t’i japin fundin të parët”, ka thënë Holter, transmeton lajmi.net.

“Se deri në cilën masë janë të mundshme humbjet, ne po diskutojmë me ministrat e sporteve të shteteve federale. Gjithsesi, vendimi duhet të bëhet në pajtueshmëri me kriterin e mbrojtjes shëndetësore. Vetëm ajo që është e përgjegjshme është e mundur. Të ashtuquajturat ndeshje-fantazma gjithashtu përfshijnë rrezik të madh, i cili duhet të peshohet me kujdes”, ka shtuar ministri gjerman.

“Pyetja për fillimin e seancave stërvitore ose edhe ndeshjeve, nuk mund të ndahet për sportet amatoreske. Mendoj se fillimet e humbjeve për futbollin profesional janë të justifikuara vetëm nëse ka përspektivë për futbollin amator”, ka thënë ndër të tjerash Holter, transmeton lajmi.net.

Meqë qeveria është gati të lejojë ndeshjet-fantazma (pa tifozë) që të vazhdojnë, gjasat për vazhdimin e futbollit amator rriten gjithashtu. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close