Ministri i Sportit në Itali, Vicenco Spadafora duket gjithnjë edhe më i bindur, se rifillimi i Serie A është gjithnjë dhe më i pamundur.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Spadafora është shprehur se Franca nuk do të jetë vendi i vetëm që ka pezulluar kampionatet, pasi të njëjtën gjë mund të bëjë edhe Italia.
“Lojtarët dëshirojnë të rifillojnë stërvitjen, me të drejtë, por nëse unë do të isha president i një klubi, do të mendoja më shumë sesi të filloja sezonin e ardhshëm.
Franca nuk do të jetë vendi i vetëm që vendosi pezullimin e kampionateve, pasi e njëjta gjë mund të ndodhë edhe në Itali”, u shpreh Spadafora.

