Milani ka shënuar fitoren e parë në Grupin E të Champions League në futboll.

“Rossonerët” shënuan fitore me rezultat 3:1 ndaj Dinamos së Zabrebit, në kuadër të xhiros së dytë.
Dinamovitët nuk arritën befasinë e radhës, pas fitores senzacionale me 1:0 ndaj Chelseat, që ishte zhvilluar në “Maksimir”.
Kapiteni Arijan Ademi, u paraqit titullar për Dinamon.
Për Milanin shënuan Giroud (45′-nga penalltia), Saelemaekers (47′), Pobega (77′) dhe për Dinamon Orshiç (56′).
Milani kryeson me 4 pikë duke lënë pas Dinamon me 3 sosh.

