Kouassi që së shpejti do të mbush 18 vjet konsiderohet në mesin e talentëve më të mëdhenj në Francë.

Mbrojtësi i ri kaloi në skuadrën e parë të PSG këtë sezon dhe tashmë ka bërë 15 paraqitje, madje ka debutuar edhe në Ligën e Kampionëve.
Kontrata e Kouassi me PSG skadon këtë verë, kështu që ai është i lirë të negociojë me klubet tjera, dhe mediet pretendojnë se vetëm detajet e ndajnë nga një marrëveshje me Milanin.
Kouassi ka refuzuar zgjatjen e kontratës me PSG, sepse është i vetëdijshëm se nuk do të ketë shumë hapësira.

