Milan pritet të rinovojë me tre lojtarë, mes tyre edhe Ibrahimovic

Tre lojtarë pritet të sigurohen me kontratë nga skuadra e Milan, në fillimin e javës së ardhshme.

Sipas raportimeve nga mediet italiane, bëhet fjalë për Zlatan Ibrahimovic, Lucas Biglia e Giacomo Bonaventura, transmeton lajmi.net.

‘Rosoneri’ do të vazhdojnë kontratat e lojtarëve të hënën, por kjo kontratë do të vlejë vetëm deri më 31 gusht.

Tri kontratat e lojtarëve skadojnë më 30 qershor dhe të gjithë janë pajtuar të mbyllin këtë kampanjë me Milan.

Simon Kjaer, Asmir Begovic e Alexis Saelsmaekers gjithashtu do të mbyllin sezonin me Milan. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close