Guardiola dhe Man City duhet t’i bëjnë korridorin e nderit skuadrës së Liverpool

Me humbjen e mbrëmshme ndaj Chelsea, Manchester City dhe Pep Guardiola tashmë ‘obligohen moralisht’ që t’i bëjnë Liverpooli korridorin e nderit, në ndeshjen e javës së ardhshme.

Tashmë kampionët në fuqi, Liverpool, luajnë në ‘Etihad’, të shpallur matematikisht kampionë.

Në këso kushte, skuadrat kundërshtare duhet  t’i bëjnë atyre korridorin e nderit. E njëjta pritet edhe nga Guardiola dhe skuadra e tij.

City dhe Liverpool kanë qenë rivalët kryesor në Premierligë në dy vitet e fundit, dhe një pamje me korridorin e nderit do të ishte një nga fotografitë më të bukura në botën e futbollit viteve të fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close