Mevlan Adili rinovon me Vllazninë

Mbrojtësi nga Shkupi, Mevlan Adili ka rinovuar kontratën me Vllazninë e Shkodrës. Edhe pse kontrata aktuale i skadonte në janar të vitit të ardhshëm, megjithatë shkupjani ka rinovuar të njejtën edhe për dy vite, ndërsa për të njejtën ka njoftuar vet klubi në faqen zyrtare. Adili te Vllaznia u transferua në janar të këtij viti, duke regjistruar 16 paraqitje dhe 1 gol. Adili më herët ka luajtur edhe për Shkupin, Zhalgirisin, Shkëndijën dhe UTA-n./Sportmania/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close