Messi tek Inter? Vjen reagimi i skuadrës nga ‘San Siro’

Nuk kalon kohë e gjatë dhe vazhdojnë të përsëriten raportimet se Inter po tenton transferimin e Lionel Messit në ‘San Siro’.

Së fundi, është ‘Gazzetta dello Sport’ që ka raportuar se Messi mund t’i bashkohet Interit, me babanë e futbollistit që ka blerë shtëpi në Milano.

Këto raportime i ka cilësuar “fantazi futbolli” drejtori sportiv i Interit, Beppe Marotta.

“Është fantazi e futbollit”, ka deklaruar Marotta, përcjell lajmi.net.

“Ai sigurisht që nuk është një nga objektivat tonë, dhe mendoj se ai është i interesuar të vazhdojë karrierën e futbollit te Barcelona”./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close