Ylli argjentinas ka folur për trofeun e Ligës së Kampionëve dhe mundësinë që skuadra e tij ta fitojë atë trofe.

Sipas Leo, Barca nuk mund ta fitojë Ligën e Kampionëve, nëse ata vazhdojnë të luajnë ashtu siç ishin duke luajtur.
“Unë kurrë nuk kam pasur dyshime te skuadra që kemi pasur dhe nuk kam dyshime se ne mund t’i fitojmë të gjitha çfarë kanë mbetur, por jo duke luajtur në mënyrën si ishim duke luajtur”, ka thënë Messi, transmeton lajmi.net.
“Tani, të gjithë kanë opinionet e tyre dhe të gjitha janë të respektueshme. I imi bazohet në faktin se isha me fat të luaja në Ligën e Kampionëve secilin vit dhe e di se nuk është e mundur ta fitosh atë duke luajtur në mënyrën si ne ishim duke luajtur. Ndoshta Setien keqkuptoi”, ka shtuar argjentinasi.
Barcelona do të ketë punë me skuadrën e Napoli, sapo Liga e Kampionëve të rikthehet. Katalanët luanin baras 1:1 në ‘San Paolo’, kurse tashmë kërkojnë kualifikimin, në ndeshjen e kthimit që do të luhet në ‘Camp Nou’. /Lajmi.net/

