Merkato verore hapet me 15 qershor

Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut sot ka publikuar datën se kur do të nis afati kalimtar i verës në futbollin vendor. Në përputhshmëri me situatën aktuale dhe ndërprerjen e sezonit garues 2019/20 të futbollit në të gjitha kategoritë, merkatoja për transferime do të hapet me 15 qershor dhe do të mbyllet me 21 gusht të këtij viti. Kjo do të thotë që nga java tjetër, klubet e vendit do të mund të fillojnë me ndryshime brenda skuadrës për tu kompletuar sa më mirë për në sezonin e ri, ndërsa klubet që do ta përfaqësojnë vendin në Europë do të detyrohen që sa më herët kryejnë transferimet e duhura.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close