Xhixhi Di Baxho do të jetë seleksionuesi i ardhshëm i Kombëtares së Shqipërisë në futboll. “Sportitalia” e konsideron këtë lajm ekskluziv dhe tekniku pritet të mbyllë marrëveshjen shumë shpejt me Federatën shqiptare për të marrë stolin e Edy Rejës. Tekniku kishte marrë një ofertë nga Kosenza, por ka preferuar aventurën shqiptare. Sipas Sportitalia-s, kontaktet ndërmjet trajnerin italian dhe drejtuesve të Federatës kanë vazhduar prej javësh, dhe tani kanë gjetur gjuhën e përbashkët edhe sa i përket aspektit financiar, që ende nuk është bërë publike. Di Baxho e nisi aventurën si trajner me Italinë U-21 në mars të vitit 2018 dhe përfundoi mbas një viti. Aventura e fundit e Di Baxhos në krye të një skuadre ishte ajo me Spalin e cila përfundoi në vitin 2020.


