Mbyllet pjesa e parë baras mes Napolit dhe Legias, Lyoni në disavantazh ndaj Sparta Prahës

Pjesa e parë e ndeshjes mes Napolit dhe Legias është mbyllur baras 0-0, shkruan lajmi.net.

‘Napolitanët’ ishin më kërcënues që nga fillimi në tentim që të gjejnë golin e epërsisë.

Dries Mertens pati rastin më të mirë gjatë këtyre 45 minutave të para, megjithatë nuk arriti të realizojë.

Ekipi italian dominoi në tërësi si në raste ashtu edhe me posedim të topit, ndërsa Legia kryesish luajti përmes kundërsulme por pa arritur të realizojë.

Në anën tjetër Lyoni është duke pësuar humbje nga Sparta Praha me rezultat 2-1.

Lukas Haraslin shënoi dy gola për Spartën, ndërsa Karl Toko Ekambi shënoi një herë për Lyonin.

Këto janë rezultatet e të gjitha ndeshjeve që po luhen nga ora 21:00 në Ligën e Evropës. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close