Një histori që prek zemrën në natën e finales së Kupës së Mbretit.

Një tifoz i Real Sociedad mbeti jashtë stadiumit pasi vetëm 2 nga 3 biletat funksionuan, duke dërguar brenda bashkëshorten dhe vajzën e tij për të ndjekur ndeshjen. Ai e ndoqi finalen nga jashtë, në trotuar, me emocionet në kulm.
Kur dëgjoi momentin e fitores së madhe Real Sociedad triumfoi ndaj Atletico Madridit në finalen e Copa del Rey ai shpërtheu në lot gëzimi.
Pak më vonë, festa vazhdoi së bashku me familjen e tij, duke e bërë këtë triumf edhe më të veçantë.

