Masimiliano Alegri filloi bisedimet me skuadrën e Premier Ligës

Uest Ham Junajted thuhet se filluar tashmë bisedimet me trajnerin italian, Masimiliano Allegri, për të marrë drejtimin e skuadrës nga sezoni i ardhshëm 2025/26.

Uest Hami është në kërkim të një trajneri të ri për edicionin e ardhshëm, pasi nuk janë të kënaqur me punën e Zhulen Lopetegit. Sipas mediumit “talkSport”, Uest Hem ka zhvilluar bisedime me Allegrin në lidhje me mundësinë që ai të marrë drejtimin e klubit në fund të sezonit. 57-vjeçari italian, i cili është larguar nga Juventusi në maj, thuhet se është duke e konsideruar këtë rol nga klubi anglez.

Sugjerohet që nëse trajneri aktual Lopetegi shkarkohet, Uest Ham mund të emërojë një trajner të përkohshëm për t’i ruajtur vendin Allegrit.

Forma e Uest Hamit ka qenë shqetësuese, me klubin që ka fituar vetëm një nga pesë ndeshjet e fundit dhe renditet në pjesën e poshtme të tabelës në Premier Ligë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close