Marquez të martën i nënshtrohet një operimi pas dëmtimeve që pësoi në Grand Prixin e Spanjës

Sot (e diel) është zhvilluar gara e parë e sezonit 2020 në Moto GP, e fituar nga Fabio Quartararo i Yamaha.

Por, sezoni nuk nisi mirë për pilotin e Honada, Marc Marquez, i cili pësoi një aksident, dhe i duhet të operohet për frakturë.

Lajmi bëhet i ditur në faqen e MotoGP, që njofton se operimi i Marquez do të ndodh ditën e martë.

Kështu, xhiroja e parë e Grand Prix të Spanjës i ka takuar Fabio Quartararo, i cili u përcoll nga Maverick Vinales dhe Andrea Dovizioso./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close