‘Marca’ jep datë e ndeshjes ndërmjet Sitit dhe Realit

Mançester Siti dhe Real Madridi do të vihen përballë njëra tjetrës edhe njëherë për të prerë biletën e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve për këtë edicion, ndërsa pezullimi i futbollit për shkak pandemisë me Kovid 19 ka bërë që jo vetëm kjo ndeshje e këtij raundi, por të gjitha të shtyhen për një datë të pacaktuar.

Prestigjiozja spanjolle, “Marka” ka raportuar se ndeshja ndërmjet Sitit dhe Realit do të zhvillohet me 7 gusht. UEFA ende nuk ka konfirmuar një gjë të tillë, megjithatë “Marka” thirret në burime të sigurta. Kujtojmë që klubi anglez ndeshjen e parë të luajtur në “Santiago Bernabeu” e fitoi me rezultat 1:2.  Ndërkohë ditë më parë edhe presidenti i Lionit, insistonte se ndeshja ndërmjet Juves dhe Lionit do të luhet në të njejtën datë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close