Maqedonia pa ndryshime në rang-listën e re të FIFA-s

Rang-lista më e re e FIFA-s e publikuar nuk ka sjell ndryshime për përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut.

Në muajin e parë të këtij viti, përfaqësuesja e vendit nuk ka bërë asnjë lëvizje dhe vazhdon të qëndrojë në pozitën e 68-të. Ndryshime nuk ka pësuar as Kombëtarja e Shqipërisë që vazhdon të mbajë pozitën e 66-të, ndërsa Kosova renditet e 115-ta.

Sa i përket vendeve të para, vazhdon të kryesojë Belgjika, duke lënë pas vetës Francën, Brazilin, Anglinë dhe Uruguain. Top 10-shja kompletohet me Kroacinë, Portugalinë, Spanjën, Argjentinën dhe Kolumbinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close