Maqedonia do të ketë rënie në rang listën e FIFA-s

Përfaqësuesja e Maqedonisë e mbyll pjesëmarrjen ne Ligën C të Kombeve me dy humbje.

Kriza e rezultateve pritet të sjellë rënie në renditjen e radhës të FIFA-s. Sipas vlerësimeve, Maqedonia do të bie në vendin e 65-të, pas Xhamajkës dhe Sllovenisë, të cilat do të bëjnë një kërcim prej dy pozicionesh.

Në top 10-shen do të ketë vetëm një ndryshim. Italia do të qëndrojë në vendin e gjashtë, në kurriz të Spanjës, e cila ka shënuar një fitore dhe një humbje në dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve.

Ngritje do të ketë për Serbinë, Kroacinë, Skocinë dhe Bregun e Fildishtë, ndërsa Norvegjia do të ketë rënien më të madhe, deri në gjashtë pozicione.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close