Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut ka arritur në Varna të Bullgarisë për ndeshjen që do ta luajë të enjten me përfaqësuesen bullgare në kuadër të xhiros së parë në edicionin e ri të Ligës së Kombeve. Ekspedita e Maqedonisë udhëtoi nga Shkupi me linjë çarter drejt Varnas, ndërsa prej këtij qyteti me autobus do të akomodohet në Razgrad, aty ku do të luhet edhe ndeshja të enjten mbrëma, duke nisur nga ora 18:00. Të përzgjedhurit e Blagoja Milevskit kanë kryer stërvitjen sot në Shkup, ndërsa nesër do të kenë seancën zyrtare para sfidës me Bullgarinë.


