Selektori i kombëtares së Italisë, Roberto Mancini, ka dhënë disa lëvdata për anëtarin e skuadrës së Romës, Nicolo Zaniolo.

Trajneri italian ka thënë se ylli i Romës mund të bëhet një lojtar i shkëlqyer, dhe të futet në mesin e më të mirëve në botë.
“Ai është i ri dhe nuk ka bërë akoma shumë paraqitje në futbollin italian, kështu që jo e gjithë përgjegjsia bie mbi të”, ka thënë Mancini për ‘Roma TV’, transmeton lajmi.net.
“Unë mendoj se ai akoma nuk ka gjetur rolin e tij. Ai është një nga ata lojtarët e rinj që me një tjetër vit do të jenë të aft të përmirësohen”, ka shtuar trajneri i Italisë.
“Nëse ai vazhdn të stërvitet seriozisht dhe bën jetë atleti, ai mund të bëhet një lojtar i jashtëzakonshëm”, ishin fjalët e Mancini.
Zaniolo pritej të mungonte në Euro 2020, por shtyrja për një vit i jep atij mundësi që të rikuperohet. /Lajmi.net/

