Man Utd gjen një përforcim në La Liga

Manchester United po tregon interesim serioz për mesfushorin e Valencias, Geoffrey Kondogbia, sipas medieve në Ishull. 27 vjeçari francez është një nga lojtarët më të mirë te Valencian.

Problemet e mëdha financiare te Valencias, sidomos pas COVID-19, do të bëjnë që skuadra spanjolle të mendojë për shitjen e disa prej yjeve të tyre, dhe Manchester United dëshiron të përfitojë nga kjo situatë.

Kondogbia tashmë e ka informuar agjentin e tij se dëshiron të largohet nga Valencia, për t’u transferuar në Premierligë, ku po kërkohet edhe nga Tottenham.

Kondogbia kishte shkëlqyer në fanellën e Sevillas, më pas ishte transferuar te Monaco dhe Inter, teksa Valencia tani po kërkon 40 milionë euro për shërbimet e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close