Man Utd “gjen formulën” për transferimin e Sanchos

Siç raporton Mundo Deportivo, ‘Djajtë e Kuq’ po shpresojnë të përfshijnë Alexis Sanchezin në marrëveshje me Dortmundin për transferimin e Sanchos në ‘Old Trafford’.

Ylli i Dortmund është prej kohësh i lidhur me një transferim te Manchester United, por klubi anglez tani mund të mos jetë në gjendje të përballojë shumën e kërkuar skuadra gjermane.

Thuhet se Borussia Dortmund po qëndron pas çmimit të saj fillestar prej 115 milionë euro për Sanches.

Dhe këtë çmim, United do të provojë ta ulë duke futur në marrëveshje edhe Sanchez, i cili këtë sezon është i huazuar në Serie A tek Inter.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close