Man. Junajtedi do të takohet me Arsenalin në mesjavë në kuadër të Premier Ligës, por ata tashmë kanë marrë një lajm të keq para këtij dueli. ‘Topçinjtë’ do të futen në këtë takim pas fitores bindëse me rezultat 5-2 ndaj Uest Hamit të shtunën, por edhe mysafirët nuk qëndrojnë më keq. Kjo për shkak se ‘Djajtë e Kuq’ morën fitoren e parë në Premier Ligë nën urdhrat e trajnerit të ri Ruben Amorim, duke mposhtur Evertonin me rezultat të thellë 4-0. Markus Rashford dhe Xhoshua Zirkzee ishin protagonistët kryesor në këtë takim pasi që të dy shënuan nga 2 gola.

Sidoqoftë, kjo fitore ka ardhur me një kosto për gjigantin anglez, pasi ata nuk do të jenë në gjendje të llogarisin shërbimet e dy lojtarëve për derbin me Arsenalin. Bëhet fjalër për dyshen Lisandro Martinez dhe Kobie Mainoo të cilët do ta humbasin këtë takim për shkak se kanë plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.
Që të dy lojtarët kishin nga katër të tillë para sfidës me Evertonin, aty ku nuk i shpëtuan dot ndëshkimit me karton të verdhë.
Kjo situatë tashmë do ta detyrojë teknikun portugez që të bëjë disa ndryshime në formacionin titullar, teksa Mikel Arteta do të tentojë ta shfrytëzojë në avantazhin e tij këtë situatë

