Man City gati të nis edhe një ofertë për Koulibaly

Mbrojtësi senegalez, Kalidou Koulibaly me shumë gjasë do të largohet nga Napoli gjatë kësaj vere.

Lojtari vazhdon të jetë në listën e dëshirave të Manchester City, me këta të fundit që janë gati  të rrisin ofertën e tyre.

Sipas raportimeve të fundit nga Italia, Manchester City po përgatit një ofertë të re – të fundit, transmeton lajmi.net.

Oferta që së fundmi është refuzuar nga Napoli thuhet të ishte 66 milionë euro.

Mbetet të shihet se sa para do të ofrojë Manchester City për kartonin e senegalezit. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close