Ndeshja që po zhvillohet aktualisht në Mallorca, ka treguar ngjarjen më interesante në futboll, pas pauzës së pandemisë Covid-19.

Zyrtarisht, ndeshja e sotme luhet pa tifozë, por një ndodhi ka ngjallur shumë reagime e habi të madhe.
Një tifoz është futur në fushën e blertë, duke bërë që ndeshja të ndërprehet.

Askush nuk po e kupton se si një gjë e tillë ishte e mundur, duke ditur se ndeshja luhet me dyer të mbyllura. /Lajmi.net/

