Lushaku ishte një nga 11 debutuesit te Kosova, kur kombëtarja Dardane u përbal me Suedinë, në një miqësore të luajtur në Katar.

Debutimi i tij ishte special, pasi këtë e bëri kundër vendit në të cilin është lindur dhe rritur. Për këto emocione, ai ka folur gjatë një interviste me ‘Kosovansabroad’.
“Ndjenja ishte sigurisht e mrekullueshme. Ideja se do të debutoja për vendin tim të origjinës, kundër vendlindjes, më vinte në mend disa herë para ftesës”, ka thënë Lushaku, i pyetur për debutimin e tij, transmeton lajmi.net.
“Shumë njerëz ëndërrojnë të përfaqësojnë vendin e tyre, dhe sidomos për mua, që e bëra atë kundër Suedisë, vendit ku jam rritur. Është e vështirë të përshkruash ndjesinë që më kaplonte në trup. Por, është një ditë që nuk do ta harrojë kurrë”, ka shtuar Lushaku.
Lushaku luan si mesfushor me skuadrën suedeze, Eskilstuna. Ai zinte vendin e Florian Loshaj, në debutimin e tij kundër Suedisë. /Lajmi.net/

